Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë. Pas karrigeve dhe stolave të vendosur në ditët e mëparshme, Rama ka nxjerrë sërish një tavolinë të madhe prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”.

Tavolina prej guri vjen pas episodeve të mëparshme, kur ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë u larguan ose u dëmtuan nga protestuesit.

Studentët prej dy javësh refuzojnë ftesën e kryeministrit për dialog, pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, vendosja sërish e tavolinës prej guri përpara Kryeministrisë shihet si një veprim që mund të shtojë tensionet dhe të revoltojë më shumë studentët.

 

The post Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët appeared first on GIJOTINA.