Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 149, ndërsa ka njoftuar edhe për një tjetër grumbullim të planifikuar për ditën e nesërme.

Vatnikaj kritikoi gjithashtu veprimet e policisë gjatë protestave të fundit, duke shprehur shqetësimin se situata mund të përsëritet edhe në ditët në vijim.

Protestuesit pritet të mblidhen nesër në orën 13:00 para fakulteteve, për të vijuar më pas marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

“Jemi në ditën e 149 të protestës dhe duke parë edhe terrorin e ditëve të fundit, besoj se njerëzit kanë zgjedhur këtë mënyrë apo këtë pauzë. Nesër kanë thirrur një grumbullim para Fakulteteve në orën 13:00 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Ditët e fundit ka qenë një dhunë makabër e ushtruar drejt të rinjve dhe nuk na jep besueshmëri se nuk do veprojë njësoj në ditët në vijim”, tha ajo.

gijotina.com/

The post Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi appeared first on GIJOTINA.