Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas, duke bërë që këtë natë të përfitojmë një orë gjumë më shumë.

Me ndryshimin e orës, drita e diellit do të shfaqet më herët në mëngjes, ndërsa perëndimi do të ndodhë më shpejt. Si pasojë, pasditet do të jenë më të shkurtra dhe errësira do të mbërrijë më herët.

Sipas praktikës së ndjekur çdo vit, akrepat kthehen një orë pas në orën 03:00, duke shënuar orën 02:00. Pajisjet elektronike, si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe shumica e orëve moderne, e kryejnë këtë ndryshim automatikisht.

Edhe pse ndër vite është diskutuar mundësia e heqjes së ndryshimit sezonal të orës, sistemi vijon të jetë në fuqi dhe nuk ka ende një afat të përcaktuar për përfundimin e tij.

The post Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas appeared first on GIJOTINA.