Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët

Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Irini Qirjako.

Me praninë e saj, artistja i bashkohet zërave që mbështesin studentët në protestën e tyre.

“Më flet shpirti”, është mesazhi që dha artistja.

Përpara Ministrisë së Arsimit janë studentët, ndërsa edhe përfaqësues të PD-së pritet të bashkohen me ta.

Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të korruptuar dhe se zgjidhja vjen vetëm me ikjen e tij dhe të qeverisë së tij.

The post Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët appeared first on GIJOTINA.