Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

Katër kosha mbeturinash janë djegur në Rrugën e Durrësit, gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë.

Ndërkohë, studentët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët i janë bashkuar tubimit, janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë zhvendosur gjithashtu një kazan mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, protestuesit po hedhin gurë në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila është kundërpërgjigjur me ujë me presion.

Tubimi po zhvillohet në kuadër të protestës kombëtare të studentëve, të cilës i janë bashkuar edhe mbështetës të opozitës.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

The post Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë appeared first on GIJOTINA.