Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë përmbysur blloqet e betonit të vendosura përpara godinës së Kryeministrisë me shënimin dialog.

Protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me largimin e Edi Ramës.

Edhe më parë, kur kryeministri vendosi karrige, sërish studentët refuzuan, duke thyer karriget.

Ata janë të vendosur deri në largimin e kreut të qeverisë, ndërsa thonë se nuk kanë çfarë të diskutojnë.

The post Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen! appeared first on GIJOTINA.