Një aksident ka ndodhur në aksin kombëtar Berat–Lushnjë, pranë fshatit Barbullinjë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW.
Nga përplasja, disa pasagjerë të autobusit, shumica turistë të huaj, kanë marrë lëndime të lehta. Drejtuesi i BMW-së është transportuar në spital.
Sipas të dhënave paraprake, BMW-ja i ka prerë rrugën autobusit. Drejtuesi i këtij të fundit ka frenuar, por nuk ka mundur të shmangë përplasjen, nga e cila autovetura ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.
Policia e Qarkullimit Rrugor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, udhëtarët janë në pritje të një tjetër mjeti transporti nga agjencia për të vijuar drejt destinacionit të tyre.
The post Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur appeared first on GIJOTINA.