Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Pasi u shpërndanë nga bulevardi kryesor pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, protestuesit i janë drejtuar rrugëve të tjera të Tiranës duke vijuar marshimin dhe aktet e dhunës.

Gjatë lëvizjes në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, situata është përshkallëzuar sërish kur një grup protestuesish kanë thyer xhamat e një dege të një banke private dhe janë futën brenda ambienteve të saj.

Në të njëjtën kohë, përgjatë marshimit në këtë zonë, protestuesit kanë vijuar përplasjen me forcat e rendit duke qëlluar me gurë e sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë që ndodheshin të dislokuar aty.

The post Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.