Protestuesit zhvendosin revoltën te Ministria e Drejtësisë, studentët i vënë flakën godinës

Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe flakadanë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, duke i vënë flakën në katin e parë. Siç shihet edhe në pamje, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke e shkrumbuar kantin e parë të institucionit.

Pas Ministrisë së Arsimit, Financave, Bashkisë, Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë, tashmë protestuesit ka zhvendosur revoltën e tyre te “Drejtësia”.

Protesta në Tiranë është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

 

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë qëndresën, duke qëndruar të organizuar dhe të bashkuar në rrugët e kryeqytetit.

gijotina.com/

 

The post Protestuesit zhvendosin revoltën te Ministria e Drejtësisë, studentët i vënë flakën godinës appeared first on GIJOTINA.