Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po fiksojnë provat në zonat ku disa protestues sulmuan ndërtesën me mjete të forta, vezë dhe pllakat e trotuarit.

Ndërkohë, policia ka krijuar një perimetër sigurie pranë ministrisë.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, rruga përpara kësaj godine është mbushur me pllaka trotuari, të cilat u përdorën gjatë sulmit nga protestuesit.

Kujtojmë se mesditën e kësaj të marte, një grup protestuesish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ku disa prej tyre ndërmorën sulme ndaj godinës.

Më pas, forcat e policisë i zmbrapsën protestuesit duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës.

 

 

The post Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit appeared first on GIJOTINA.