Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, me studentët në krye të turmës.

Protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt sheshit “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë tubimit, është përsëritur thirrja për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme.

Ndërkohë kërkesa kryesore mbetet për të 132 ditën me radhë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë së tij dhe i të gjithë klasës politike.

 

 

The post Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës appeared first on GIJOTINA.