Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

Pas miratimit të Reformës Territoriale, Lefter Maliqi ka reaguar duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po vendos interesat e pushtetit mbi interesat e qytetarëve të 15 bashkive që janë shkrirë nga reforma.

Në reagimin e tij, në rrjetet sociale, Maliqi e quan vendimmarrjen si një veprim në funksion të pushtetit dhe i bën thirrje strukturave politike për mobilizim, bashkim dhe përballje të fortë politike.

Ai u bën thirrje mbështetësve të mos demoralizohen dhe të mos tërhiqen përballë situatës politike, duke e konsideruar këtë moment si një kohë që kërkon guxim, angazhim dhe përkushtim.

Reagimi: 

Reforma territoriale u miratua! Rilindja, mbi interesat e saj, nuk vë as interesat e socialistëve të 15 bashkive që shkriu, as interesat e shqiptarëve. Autokrati Rama, për karrigen e tij, shet gjithçka!

Tani, boll më me fjalë! Forca në bazë, punë e palodhur dhe përballje e fortë! Të bashkohemi për të sjellë ndryshimin!

Kurajo, bashkim, përballje! Asnjë hap pas, asnjë vonesë! Pranë popullit, me popullin dhe për popullin!

Kush demoralizohet kush dorëzohet është dështak!Kjo është koha e guximtarëve, e punës dhe e përkushtimit.

Ne do të fitojmë!

 

The post Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka! appeared first on GIJOTINA.