Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ky vendim është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili më herët ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Sekuestrimi ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Apeli i Posaçëm shqyrtoi ankimin e Igli Tares kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi sekuestrimin e vilës, e cila vijon të jetë nën masën e vendosur në kuadër të hetimeve të SPAK.

 

The post Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës appeared first on GIJOTINA.