Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Tensione janë regjistruar mes protestuesve në protestën pranë Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, një protestues ka goditur me shpullë djalin e Paulin Sterkajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste.

Gjatë këtij tensioni nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet nga ana e protestuesve të tjerë, ndërkohë që djali i Sterkajt ka provokuar protestuesit.

Më pas i riu është larguar edhe me ndihmën e policisë, duke evituar përshkallëzimin akoma më të madh të incidentit

The post Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt appeared first on GIJOTINA.