(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë.

Protestuesit u vendosën pas marshimit sërish te Kryeministria pas dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës. Në një moment, automjeti ku ndodhej Rama ka dalë nga godina, ndërsa aktivisti Lika e ka goditur atë me vezë. Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë që e kanë ndjekur dhe më pas arrestuar.

 

 

gijotina.com/

The post (VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia appeared first on GIJOTINA.