Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

Sot zhvillohet protesta e 130-të para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë.

Aktivisti Arben Kola u shpreh se nësër të gjithë duhet të jenë paradite përpara parlamentit.

“Rama në burg, Berisha në burg. 130 netë vetëdije qytetarë. Siç e keni marrë vesh nesër është finalja e madhe në parlament. Nesër shqiptarët duhet të thonë jo dhe jo. Mjaft është mjaft.

Ne nuk duhet të lejojmë që ky ligj të kalojë. Në rast se kalon, është hapi i parafundit për zhbërjen e Shqipërisë. Ftoj të gjithë shqiptarët te parlamenti në orën 9. Të ndalojmë maskaradën antishqiptare.

SPAK të arrestojë Edi Ramën, Belinda Ballukun, Prodën dhe të tjerët”.

 

The post Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare appeared first on GIJOTINA.