Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të turit të 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë.

Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër të turneut.

Flamurtari ka mposhtur me rezultatin 4-1 Gramshin dhe ka siguruar një biletë në 1/16-at.

Me të njëjtin rezultat, 4-1, Skënderbeu ka mposhtur Naftëtarin, duke u kualifikuar në fazën e 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë.

Më e luftuar ka qenë sfida në Lezhë, aty ku u përballen Besëlidhja me Sopotin.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por një gol i shënuar në kohën shtesë nga Marku, i ka dhënë fitoren 2-1 lezhjanëve, që vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion.

 

The post Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër appeared first on GIJOTINA.