Ndërron jetë pasagjerja pas përplasjes së makinave në rrugën Peqin–Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.

Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve  të plagosur, ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere, Afërdita Xhaja 70 vjeçe, ka humbur jetën

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.

gijotina.com/

The post Ndërron jetë pasagjerja pas përplasjes së makinave në rrugën Peqin–Elbasan appeared first on GIJOTINA.