Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Situata është tensionuar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë afruar te barrierat policore të vendosura në hyrje të objektit.

Me rënien e territ në Prishtinë, protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit dhe kanë kërkuar që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

gijotina.com/

The post Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.