Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës njëkohësisht lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Pavarësisht përfundimit të bisedimeve, mbetet e paqartë nëse krerët e dy subjekteve politike kanë arritur pajtueshmëri lidhur me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Takimi u zhvillua pas miratimit në parim nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për Specialen, ndërsa palët përballen me mospajtime rreth radhës së hapave proceduralë:

Qëndrimi i LVV-së: Kërkon që Kuvendi të zgjedhë fillimisht presidentin e ri të vendit përpara se të kalojë në votimin e ligjit në lexim të dytë, duke marrë parasysh se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon nesër, më 6 tetor.

Qëndrimi i PDK-së: Insiston që fillimisht të miratohen përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe më pas të procedohet me votimin për postin e presidentit.

gijotina.com/

The post Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen appeared first on GIJOTINA.