Protestuesit kanë nisur menjëherë të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës politike të vjetër.
Protestuesit thërrasin në kor “Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës”, “Rama jep dorëheqjen” etj.
Një rezistencë ka nisur edhe nga studentët gjatë paradites së sotme. Disa studentë e kanë pritur me protesta kreun e qeverisë Edi Rama në Universitetin e Durrësit.
Kërkesa e protestuesve është e njëjtë: largimi i klasës politike që ka degraduar vendin.
gijotina.com/
The post “Qeveri e drogës”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë appeared first on GIJOTINA.