“Sazani, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, thirrjet protestuesve në bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë.

“Sazani, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, “Dorëheqje”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.

 

Me flamuj kombëtar, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët shprehen se janë të revoltuar ndaj keqqeverisjes, që po shpaloset përditë me skandale të njëpasnjëshme.Protestuesit kërkojnë largimin e kreut të qeverisë dhe rënien e kësaj mazhorance. Ata e akuzojnë qeverinë për shpërdorime të shumta, abuzim me detyrën dhe korrupsion të përhapur gjerësisht në institucione.

gijotina.com/

The post “Sazani, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, thirrjet protestuesve në bulevard: Dorëheqje! appeared first on GIJOTINA.