Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, një votim që mund të sinjalizojë rënien e qeverisë së fundit të madhe socialiste të BE-së dhe të largojë nga vija e parë politike një nga kritikët kryesorë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Evropë.

I dobësuar tashmë nga rastet e korrupsionit që goditën Partinë e tij Socialiste, Sanchez pësoi një goditje të mëtejshme këtë verë kur u përball me kritika të ashpra për mënyrën se si e menaxhoi krizën e emigrantëve në enklavën e Afrikës së Veriut, Ceuta.

Vendimi vjen pasi ligjvënësit hodhën poshtë të premten dy projektligje që synonin të adresonin krizën e strehimit që ka ndezur protesta të mëdha në të gjithë vendin që nga java e kaluar për shkak të dëbimit të 87-vjeçares Maricarmen Abascal  nga apartamenti në Madrid ku ajo kishte jetuar që nga viti 1956.

Masat u rrëzuan pavarësisht negociatave të minutës së fundit nga qeveria për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

Pas humbjes parlamentare, Sanchez gjatë fundjavës zhvilloi bisedime me ministrat dhe udhëheqësit e PSOE-së për të vlerësuar opsionet e ndryshme dhe për të vendosur nëse do ta zgjidhte çështjen me votim të plotë nga legjislatura apo do t’ua dorëzonte vendimin qytetarëve në kutitë e votimit.

The post Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën appeared first on GIJOTINA.