Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” zbulojnë përmasat e projekteve në Sazan e Zvërnec dhe shqetësimet mjedisore pranë Lagunës së Nartës, që çuan qeverinë të kërkojë një studim më të thelluar mjedisor pranë Lagunës së Nartës. Në Sazan, memorandumi mes qeverisë dhe kompanisë së Kushner përjashton nga gjurma e projektit zonat me risk.
Në dokumentet zyrtare të publikuara për herë të parë për projektin në Zvërnec në “Pasqyra e Flamingos”, zbulohet arsyeja pse plani fillestar i investitorit, i shtrirë në zonë të mbrojtur, u refuzua nga qeveria. Arsyeja kryesore: ndikimi në mjedis, në një zonë që ka duna, shpendë migratorë dhe biodiversitet të rrallë, e po ashtu dhe rreziku për ndotjen e ujërave dhe të lagunës së Nartës.