“Dividendi Trump” është rikthyer, Presidenti amerikan premton pesë mijë dollarë për çdo qytetar nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e Kongresit

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur premtimin për një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo qytetar të rritur amerikan, nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit.

Premtimi, i cilësuar prej tij si një “dividend i Trump”, do të financohej sipas argumentit të presidentit nga të ardhurat e krijuara prej tarifave.

Trump e ka paraqitur pagesën si rezultat të asaj që ai e përshkruan si sukses ekonomik të administratës së tij. Megjithatë, zbatimi i saj do të kërkonte miratimin e Kongresit dhe analistët kanë vlerësuar se kostoja totale mund të kalojë 1.2 trilionë dollarë.