Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Zbulohen detaje të reja nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për aferën KAYO.

Pas kontrollit në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas dhe kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, mësohet se veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës.

Ardi Veliu është administrator i KAYO-s, kompanisë shtetërore që operon në industrinë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Puca është pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO-n përmes TIMAK Defence.

Sipas të dhënave paraprake, kontrollet janë kryer në kuadër të të njëjtit hetim dhe janë përqendruar në disa pika që lidhen me personat dhe kompanitë e përfshira në aktivitetin e industrisë së mbrojtjes.

Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK dhe me vendim gjykate, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar materiale dhe dokumente që mund të shërbejnë për zbardhjen e rrethanave të çështjes.

 

 

The post Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës appeared first on GIJOTINA.