Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni.

Bardhi u shpreh se hetimet kanë treguar se krimi i organizuar kontrollon institucionet.

Ai shtoi se Kuvendi nuk mund të shmanget nga debati. Bardhi nënvizon se institucionet dhe krimi bashkëjetojnë.

Gazment Bardhi: Akuzat e opozitës janë përqeshur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte përzgjedhja e Suel Çelës. E kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të shmanget nga ky debat. Krimi i organizuar kontrollin institucionet.

Prokuroria heton aq sa i del përpara, zakonisht kur i dalin provat përpara. Nëse Ergys Agasi do të kishte hedhur në Lanë celularin, në krye të SHISH do të ishte akoma Vlora Hyseni, që vepronte si “ushtare” e Agasit.

Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar.

 

 

The post Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar appeared first on GIJOTINA.