Vllaznia zgjidh dilemën e stolit, presidenti Alban Xhaferi vendos për pasuesin e Edi Martinit

Csaba Laszlo do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Gjithçka është ezauruar mes palëve dhe trajneri rumuno-hungarez do të ulet në pankinën e shkodranëve, ndërsa njoftimi do të komunikohet në fundjavë.

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga burimet për media, të cilat konfirmojnë dhe akordin final mes Laszlos dhe presidentit Xhaferi, me këtë të fundit që ka zgjidhur përfundimisht dhe çështjen e stolit.

Largimi i Edi Martinit nga kjo pozitë ishte i pashmangshëm, kjo edhe për shkak të ecurisë së dobët në kampionat, por edhe për faktin që i shkuan shumë pranë titullit edicionit të kaluar, por dështuan keq në “Final Four”.

Eksperienca e Laszlo është vlerësuar nga Vllaznia, i cili mban mbi “shpinë” përvoja nga më të ndryshmet, përfshi këtu Sepsi OSK, FK Csikszereda. Chennayin, Dundee United, MTK Budapest dhe përfaqësueset e Lituanisë dhe Ugandës.

The post Vllaznia zgjidh dilemën e stolit, presidenti Alban Xhaferi vendos për pasuesin e Edi Martinit appeared first on GIJOTINA.