Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës.

Sipas raportimeve në media, ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende autorët që kanë vendosur sasinë plasëse dhe nuk është ende e përcaktuar sasia që është përdorur.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës appeared first on GIJOTINA.