Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s.

UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e Infatinos, ndërsa FIFA është kthyer me akuza të rënda.

FIFA e akuzon UEFA-n se ka nisur një fushatë për të dëmtuar Infantinon, me objektivin për të ndikuar te gara në zgjedhjen e presidentit.

UEFA ndërkohë e akuzonte më parë Infantinon për keqmenaxhim kriminal.

Sipas UEFA-s, Infantino u përpoq të përfitonte personalisht nga një projekt i fshehtë biznesi.

Zgjedhjet ndërkohë po afrojnë, teksa vendet e Europës kanë dalë hapur kundër Infantinos.

Në marsin e vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet. Infantino akoma nuk ka një kundërshtar zyrtar përballë.

The post Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n appeared first on GIJOTINA.