Parashikimi i motit për sot, 29 Shtator 2026

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës së martë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga mot i kthjellët.

Vranësira të pakta deri në mesatare pritet të shfaqen në mënyrë kalimtare nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Në dete parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 29 Shtator 2026 appeared first on GIJOTINA.