Kuqezinjtë e kthejnë në festë pjesën e parë me Bjellorusinë, shënojnë Asllani e Muçi

Shqipëria po zhvillon një ndeshje mjaft të mirë ndaj Bjellorusisë, me kuqezinjtë që e kanë mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë 2-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-t, kur Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq dhe në fundin e pjesës së parë gjetën edhe golin e dytë.

Në minutën e 45+2-të, Ernest Muçi dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Elseid Hysajt, duke çuar shifrat në 2-0.

Bjellorusia ka marrë disa ndëshkime gjatë pjesës së parë, ndërsa Shqipëria e ka administruar avantazhin dhe ka shfaqur një lojë të sigurt.

Pas 45 minutave të para, kuqezinjtë janë në epërsi 2-0.

The post Kuqezinjtë e kthejnë në festë pjesën e parë me Bjellorusinë, shënojnë Asllani e Muçi appeared first on GIJOTINA.