“Tragjedi më vete”, Duka para sfidës së Kombëtares për pengesën e madhe: Nuk është e lehtë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është kursyer sa i përket problemit të pasaportave në Shqipëri.

Së fundmi foli për këtë situatë, ndërsa Kombëtarja është në prag të sfidës me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.

“Pengesë pasaporta? Kemi futbollistë nga U-21 dhe nga U-19 madje, që mund të bëjnë kapërcimin direkt tek ekipi i parë. Kemi edhe disa të tjerë sepse nuk janë vetëm shqiptarët me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia që kanë nevojë për pasaportë.

Kemi nevojë edhe për shqiptarët e Shqipërisë, që kanë pasur problematika kur janë larguar. Si janë regjistruar, dhe të tjera me radhë. Ky proces nuk është i lehtë për ne. Nuk është se kemi ndonjë mbështetje. Një tragjedi më vete, për të bërë pasaportën e një futbollisti shqiptar për kombëtaren shqiptare. Nuk e di çfarë bëjnë.

Ta kemi edhe kabinetin e presidentit mbështetje, ta ndiejë dhe të bëjë më shumë për ekipin kombëtar”, u shpreh Duka për “Klan TV”.

 

The post “Tragjedi më vete”, Duka para sfidës së Kombëtares për pengesën e madhe: Nuk është e lehtë appeared first on GIJOTINA.