Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

Një debat i fortë televiziv për Edi Ramën, një qëndrim i pazakontë mbrojtës ndaj kryeministrit dhe, vetëm pak muaj më vonë, një emërim që rikthen në vëmendje një tjetër personazh të lidhur me një institucion të rëndësishëm shëndetësor.

Ilir Topi është shkarkuar nga drejtimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në krye të institucionit pritet të emërohet Rexhina Bici, aktualisht zv.drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.

Por pas këtij emërimi nuk është vetëm karriera e Bicit që tërheq vëmendjen. Në qendër të historisë është edhe raporti i saj me analistin Albatros Rexhaj. Pikërisht ky raport merr një tjetër dimension kur rikthehet në vëmendje një episod i 19 qershorit 2026.

19 qershor, Rexhaj në “mbrojtje” të Ramës

Në një përballje të fortë televizive në “Shqipëria Live”, Albatros Rexhaj u përplas me moderatoren Sidorela Gjoni për mënyrën se si ajo kishte komunikuar me kryeministrin Edi Rama.

Rexhaj e akuzoi moderatoren se kishte “bullizuar” kryeministrin dhe insistoi se Rama ishte vendosur në një situatë ku, sipas tij, çdo reagim do të interpretohej negativisht.

“Ti e bullizove dhe ai të qëndroi urtë”, deklaroi Rexhaj gjatë debatit.

Përballë tij ishte edhe deputeti Erald Kapri, i cili e ironizoi hapur qëndrimin e analistit.

“Si mund ta bësh avokatin e kryeministrit?”, e pyeti Kapri.

Rexhaj nuk u tërhoq.

“E bëj se është e drejta ime, ti bën prokurorin. Ajo bën bullizuesen, unë po bëj avokatin”, deklaroi ai.

Në fund të debatit, Rexhaj u shpreh edhe më qartë:

“Ju keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Edi Ramën në studio, mua nuk më bëni dot.”

Pas replikave me moderatoren, ai u ngrit nga karrigia dhe u largua nga studioja.

Por çfarë ndodh më pas?

Vetëm pak muaj pas këtij episodi, në qendër të vëmendjes është Rexhina Bici. Sipas informacioneve, ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vendosur shkarkimin e Ilir Topit nga drejtimi i FSDKSH-së.

Në vend të tij pritet të emërohet pikërisht Rexhina Bici. Mesa duket ‘mbrojtja’ ka dhënë efektet e duhura.

Bici aktualisht mban postin e zv.drejtores së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Drejtueses Teknike në kompaninë farmaceutike “CFO Pharma”.

Emri i Bicit në raportin e kontrollit të FSDKSH-së

Në fillim të vitit 2026, ekspertë të FSDKSH-së kanë kryer kontrolle mbi aktivitetin e “CFO Pharma” dhe subjekteve të lidhura me të.

Në raportin e kontrollit, grupi i punës ka evidentuar sasi të konsideruara fiktive barnash dhe diferenca financiare. Për barnat Entresto 50 mg dhe Entresto 100 mg, raporti evidenton 6900 tableta si sasi fiktive, me vlerë 1,634,955 lekë.

Në përfundimet e grupit të kontrollit, përgjegjësia për këto konstatime i atribuohet administratorit dhe drejtueses teknike të kompanisë. Emri i kësaj të fundit është Rexhina Bici.

Raporti përmend edhe produkte të tjera, mes tyre Insuline Glargine, Insuline Detemir, Vildagliptin + Metformine dhe Paliperidone, për të cilat janë evidentuar sasi të konsideruara fiktive dhe vlera financiare të konsiderueshme.

Pra, gruaja që pritet të drejtojë sot FSDKSH-në është një person që më herët ka mbajtur një pozicion drejtues në një kompani që është kontrolluar nga vetë FSDKSH-ja dhe ku emri i saj është përfshirë në konkluzionet e grupit të punës.

Lidhja me Rexhajn

Por në këtë histori ka edhe një tjetër element që e bën emërimin veçanërisht të debatueshëm. Rexhina Bici është në një marrëdhënie intime me analistin Albatros Rexhaj.

Pikërisht kjo marrëdhënie rikthen në vëmendje edhe qëndrimin e Rexhajt ndaj Edi Ramës. Në një moment kur kryeministri ishte në qendër të kritikave, Rexhaj zgjodhi publikisht të merrte rolin e “avokatit” të tij.

Sot, ndërkohë që një person me të cilin ai ka një marrëdhënie intime pritet të marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror, pyetjet bëhen edhe më të forta.

The post Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë appeared first on GIJOTINA.