Roberto Mancini u kthye në pankinën e kombëtares italiane dhe tani, në mënyrë që të marrë vlerësime pozitive, ai është i detyruat që të regjistrojë një bilanc të paktën të barabartë me atë të herës së parë. Që do të thotë duhet të fitojë një Evropian dhe të çojë Italinë në botëror(një koncept që tashmë i ngjan më shumë një arritjeje të madhe, pas eksperiencave të fundit).
Te kombëtarja italiane, ka dy precedentë të njohur si ata të kampionëve të botës, Vittorio Pozzo dhe Marcello Lippi. I pari, pasi i dha rrugë përfaqësimit të Italisë në vitet 1910 të shekullit të kaluar, u kthye në pankinën e Të Kaltërve në 1929 duke fituar dy botërorë dhe një medalje të artë olimpike. I dyti, Marcello Lippi, triumfues në Botërorin 2006, tentoi 4 vjet më vonë duke u kthyer te pankina e Italisë në vend të Donadonit, por në Kupën e Botës të zhvilluar në Afrikën e Jugut ai u eliminua që në fazën e grupeve.
Në përgjithësi, jo gjithmonë është e lehtë të marrësh rezultate të larta pasi je larguar një herë nga një skuadër. Ai që ia ka dalë mbanë ishte Nereo Rocco që u kthye te Milani pas një titulli në Serie A dhe një Kupë Kampionesh, duke përsëritur suksesin 5 vjet më vonë duke i shtuar skuadrës një Kupë Interkontinentale, një Kupë Kupash dhe 3 Kupa Italie.
Ndërsa rivalit të tij Herrera nuk i shkuan mirë gjërat kur u kthye te Interi në 1973. Te Juventusi, Trapattoni vitoi gjithçka në dekadën 1976-1986 për t’u kthyer e për të fituar një Kupë UEFA në periudhën 1991-1994, një periudhë kjo e komplikuar edhe për shkak të dominimit të Milanit të Capellos. Duke u kthyer te Marcello Lippi dhe aventura e tij e dytë te Zonja e Vjetër kur arriti të fitojë 2 tituj të Serie A, 2 Superkupa italiane dhe shkoi deri në finalen e Champions League të humbur me penallti ndaj Milanit.
Në kohët më të fundit, Ranieri, në rolin e shpëtimtarit të atdheut verdhekuq, gjithnjë është kujtuar për mirë në eksperiencën e dyfishte në pankinën e skuadrës së tij të zemrës, ndërkohë që nuk i shkuan shumë mirë gjërat Allegrit në kthimin e tij te Juventusi. Edhe në vendet ku është e lehtë të fitosh mund të regjistrohen situata të ndryshme. Për shembull te Reali i Madridit Ancelotti fitoi Championsin në etapën e tij të parë me Los Blancos dhe 2 të tjerë në etapën e dytë, ndërsa Zidane që fitoi 3 Champions radhazi në etapën e parë, në të dytën u ngushëllua me një titull të La Liga. Jose Mourinho te Chelsea fitoi 2 kampionate në 2005 e 2006 dhe fitoi edhe një tjetër në kthimin e tij në periudhën 2013-15. Iu shkuan shumë keq gjërat dy prej trajnerëve më fitues në historinë e Milanit. Si Sacchi ashtu edhe Capello me 1 vit distancë mes tyre, i drejtuan kuqezinjtë në dy sezonet më të dobët të epokës Berlusconi, pasi më parë e kishin ngjitur atë në çatinë e botës.