Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet

Ambasadori italian, Marco Alberti, nga Korça ka komentuar protestat që po mbahen në Tiranë, ndërsa skandale të shumta kanë mbërthyer qeverinë e Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarët, ambasadori tha se po i ndjekin me vëmendje protestat, duke shtuar se respekton zhvillimet që po ndodhin.

“Atëherë ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar, të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh.”

I pyetur në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni dhe përfshirjen e saj me personazhe të botës së krimit, ambasadori zgjodhi të  mos komentojë.

“Atëherë unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë sepse ne merremi pra ose trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë çfarë po më pyesni”.

 

 

The post Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet appeared first on GIJOTINA.