Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.
I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë një plagë në pjesën e barkut.
Pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin Rajonal të Lezhës, Pikuli është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.
Policia: Rrethanat ende të paqarta
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në Manati. Rrethanat dhe autorësia e plagosjes mbeten ende të paqarta.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
The post Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Lezhë, në gjendje të rëndë te Trauma appeared first on GIJOTINA.