Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

Gjatë tensioneve me policinë në protestën e sotme, një qytetar u shtri në tokë në gjendje të fikti.

Qytetarët u mblodhën rreth tij duke i kërkuar forcave të policisë të thërrasin ambulancën.

Protestuesit u mblodhën në ditën e 117-të të revoltave gjatë zhvillimit të seancës plenare, teksa kordoni i policisë nuk i lejoi t’u afroheshin parlamentit.

Kordoni i Forcave Shqiponja i shtyu protestuesit nga Xhamia e Namazgjasë drejt Kishës Katolike, aty ku qytetari pësoi të fikët dhe më pas erdhi ambulanca për ndihmë të specializuar.

The post Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat appeared first on GIJOTINA.