Tensionohet situata te Ministria e Brendshme! Shoqërohen disa protestues të tjerë, mes tyre Dritan Goxhaj

Qytetarët në Tiranë janë organizuar para Kuvendit ditën e sotme për të protestuar, duke i paraprirë seancës plenare.

Protesta ishte e paralajmëruar, dhe situata deri më tani shfaqet e tensionuar, ndërkohë që edhe seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Godina e Kuvendit është rethuar me barriera metalike, ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariat

Mes të shoqëruarve ishte dhe aktivisti Dritan Goxhaj, ndërkohë që nuk është hera e parë që ai shoqërohet gjatë tubimeve.

Policia nuk ka lejuar që protestuesit të mos i afrohen perimetrit të sigurisë si dhe bllokimin e rrugës.

Kujojmë që pak më herët, ende pa nisur mirë tubimi, dy persona janë shoqëruar nga efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë gardhin metalik rrugën, por janë penguar nga policia.

The post Tensionohet situata te Ministria e Brendshme! Shoqërohen disa protestues të tjerë, mes tyre Dritan Goxhaj appeared first on GIJOTINA.