Priten tensione! Rrethohet Kuvendi, gardhe metalike dhe forca policie vendosen në rrugët drejt Parlamentit

Policia e Shtetit ka blinduar perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa në disa prej rrugëve që të çojnë drejt godinës janë vendosur gardhe dhe barriera metalike. Gjithashtu, është shtuar prania e forcave të rendit në zonën përreth Kuvendit.

Masat e sigurisë janë marrë në kuadër të protestës, e cila pritet të zhvillohet gjatë paradites, në një kohë kur brenda godinës së Kuvendit do të mbahet edhe seanca plenare. Në disa prej rrugëve që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa lëvizja në zonën përreth institucionit është kufizuar.

Forcat e policisë janë pozicionuar në pika të ndryshme pranë Parlamentit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe ruajtjen e rendit gjatë zhvillimit të protestës. Për shkak të masave të marra, qytetarët dhe automjetet që lëvizin në drejtim të Kuvendit përballen me kufizime në disa prej akseve pranë godinës.

Tubimi i paralajmëruar nga “Flamingot” zhvillohet në një ditë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa protesta pritet të nisë më herët, duke e vendosur zonën përreth Parlamentit në një situatë të shtuar sigurie që në orët e para të mëngjesit.

Në rendin e ditës së seancës janë përfshirë disa çështje, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga opozita, si dhe shqyrtimi i projektligjeve.

The post Priten tensione! Rrethohet Kuvendi, gardhe metalike dhe forca policie vendosen në rrugët drejt Parlamentit appeared first on GIJOTINA.