Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës

Salvatore alias Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës është arrestuar në Rusi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafikimin e 50 tonëve kokainë. Aliu konsiderohej si një prej figurave kyçe të një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Arrestimi i tij në Rusi pritet të pasohet nga procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, në mënyrë që ai të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.

gijotina.com/

The post Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës appeared first on GIJOTINA.