Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë lëvizjes në kryeqytet, protestuesit janë ndalur në hyrje të ish-Bllokut, ku efektivët e Policisë kanë bllokuar vijimin e marshimit.

“Polici e krimit!”, kanë thirrur protestuesit në drejtim të efektivëve, ndërsa marshimi vijon i shoqëruar me thirrje kundër qeverisë, në anën tjetër të rrugës.

Pas lëvizjes nëpër kryeqytet, protestuesit janë ndalur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj.

“Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën!”, kanë brohoritur qytetarët në drejtim të godinës së Policisë.

gijotina.com/

The post Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit! appeared first on GIJOTINA.