Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e hetimeve nga SPAK dhe BKH ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

“Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin”, u shpreh Kola.

Ai theksoi se Vlora Hyseni është larguar nga detyra në Kosovë për shkak të lidhjeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por u emërua në Shqipëri nga Edi Rama.

“Ajo u përzgjodh e u dëbua nga detyra në Kosovë sepse i shërbente Vuçiçit, na e fëlliqi emrin e Vlorës! Vlora Hyseni e ka kthyer shërbimin sekret shqiptar në fole të UDB-së”, tha aktivisti.

Arben Kola: Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin! Nuk ka javë ose muaj që të kalojnë pa u thirrur në pyetje një ish-zyrtar apo zyrtar.

Si pozita dhe opozita kanë shpërndarë narrativë dhune! Çfarë u arrit me dhunë në vitet që kanë kaluar? A është vendosur drejtësi për viktimat e 21 Janarit? Ku na çon dhuna? Në anarki! Prandaj vetëm përmes bashkimit të çdo shqiptari do bëjmë të mundur rrëzimin dhe arrestimin e çdo politikani që ka vjedhur Shqipërinë.

Thirrja e Ilir Prodës sot, argatit të Ergys Agasit, është marre, është shumë marre! Vlora Hyseni e kupton këtë fjalë.

Ajo u përzgjodh e u dëbua nga detyra në Kosovë sepse i shërbente Vuçiçit, na e fëlliqi emrin e Vlorës! Vlora Hyseni e ka kthyer shërbimin sekret shqiptar në fole të UDB-së.

 

 

 

 

The post Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së! appeared first on GIJOTINA.