Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari në Allias

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku shtetasi me inicialet G. S., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.

Pavarësisht ndërhyrjes, 36-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari në Allias appeared first on GIJOTINA.