Furgoni del nga rruga në Kashar, disa pasagjerë të dëmtuar

Një furgon pasagjerësh është përfshirë në një aksident rrugor pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset me barrierat prej betoni në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, disa prej pasagjerëve kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona në rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

 

The post Furgoni del nga rruga në Kashar, disa pasagjerë të dëmtuar appeared first on GIJOTINA.